Modric në Milan, punë e kryer pas Kupës së Botës për klube
Zyrtare pas Kupës së Botës për Klube? Luka Modrić drejt Milanit – Fabrizio Romano konfirmon “punë e kryer” Një nga emrat më të mëdhenj në historinë moderne të futbollit europian, Luka Modrić, është shumë pranë një transferimi të bujshëm te gjiganti italian AC Milan. Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, kalimi i mesfushorit […]

Zyrtare pas Kupës së Botës për Klube? Luka Modrić drejt Milanit – Fabrizio Romano konfirmon “punë e kryer”
Një nga emrat më të mëdhenj në historinë moderne të futbollit europian, Luka Modrić, është shumë pranë një transferimi të bujshëm te gjiganti italian AC Milan.
Sipas ekspertit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, kalimi i mesfushorit kroat te “Rossonerët” është një çështje e mbyllur, e cila do të finalizohet pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.
Aktualisht pjesë e Real Madridit, Modrić pritet të mbyllë një kapitull historik në “Santiago Bernabéu” për të nisur një aventurë të re në “San Siro”, raporton ORAinfo.
Në moshën 39-vjeçare, kroati mbetet ende një nga organizatorët më të saktë dhe të besueshëm në fushë, duke sjellë përvojë dhe klas të lartë në mesin e fushës së Milanit.
Detajet e transferimit nuk janë bërë ende publike, por burimet e afërta me klubin italian konfirmojnë se ka pasur kontakte të vazhdueshme mes palëve, dhe se gjithçka do të zyrtarizohet sapo Real Madrid të mbyllë angazhimet në Botërorin për Klube.
Nëse ky transferim konkretizohet, do të jetë një nga lëvizjet më interesante të merkatos, duke sjellë një tjetër ikonë të futbollit në Serie A. /ORAinfo/