Modric nuk merr 10-shin te Milani, ja veprimi që surprizoi tifozët
Luka Modric ka zbuluar numrin që do të mbajë te AC Milan dhe, bashkë me të, ka dhënë një mesazh të qartë respekti dhe mbështetjeje për yllin kuqezi, Rafael Leao. Pas shumë vitesh me fanellën legjendare me numrin 10 te Real Madridi, mesfushori kroat ka zgjedhur numrin 14 në aventurën e tij të re në […]

Luka Modric ka zbuluar numrin që do të mbajë te AC Milan dhe, bashkë me të, ka dhënë një mesazh të qartë respekti dhe mbështetjeje për yllin kuqezi, Rafael Leao.
Pas shumë vitesh me fanellën legjendare me numrin 10 te Real Madridi, mesfushori kroat ka zgjedhur numrin 14 në aventurën e tij të re në Serie A. Në intervistën e parë si lojtar i Milanit, Modric ka shpjeguar arsyet e kësaj zgjedhjeje.
“Më pëlqen ky numër. E di që në Milano, numri 10 mbahet nga një lojtar i shkëlqyer si Leao. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e Milanit. Meqenëse numri 10 nuk ishte në dispozicion, më duhej të zgjidhja një tjetër”, – tha Modric, transmeton ORAinfo.
Numri 14 nuk është i panjohur për 38-vjeçarin. Ai e ka mbajtur në fillimet e karrierës së tij me ekipin kombëtar të Kroacisë dhe gjatë viteve të tij në Premier League me Tottenhamin. Përveç kësaj, Modric ka shprehur gjithmonë admirim për legjendën holandeze Johan Cruyff, i cili gjithashtu mbante numrin 14.
“E mora numrin 14 sepse më pëlqen, e kam mbajtur edhe më parë. E solla unë, dhe shpresoj se do të ketë sukses edhe këtu”, – shtoi ai.
Ky veprim i Modric për të mos kërkuar fanellën me numrin 10, pavarësisht reputacionit të tij të jashtëzakonshëm, shihet si një shenjë modestie dhe respekti për strukturën aktuale të skuadrës.
Ai vjen në Milano jo për të dominuar, por për të ndihmuar një skuadër të re të rritet – dhe për të sjellë përvojën e tij unike në një grup që synon trofe të mëdhenj. /ORAinfo/