Modric te Milani! Zemra e tij gjithmonë ka rrahur kuqezi!

Luka Modric do të nënshkruajë këtë javë me Milanin, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij të lavdishme. Megjithatë, edhe pse gjithçka do të bëhet zyrtare shumë shpejt, mesfushori kroat nuk do t’i bashkohet menjëherë ekipit të ri për shkak të angazhimeve të mëparshme dhe pushimeve të planifikuara. Sipas asaj që raporton […]

Modric te Milani! Zemra e tij gjithmonë ka rrahur kuqezi!

Luka Modric do të nënshkruajë këtë javë me Milanin, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij të lavdishme. Megjithatë, edhe pse gjithçka do të bëhet zyrtare shumë shpejt, mesfushori kroat nuk do t’i bashkohet menjëherë ekipit të ri për shkak të angazhimeve të mëparshme dhe pushimeve të planifikuara.

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Modric do të udhëtojë në fillim të javës për në Milano, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën me kuqezinjtë – klubin që e ka mbështetur që në fëmijëri. Zemra e tij, siç shkruan gazeta italiane, “rreh fort për Milanin”, një dashuri që e bën këtë lëvizje edhe më domethënëse, transmeton ORAinfo.

Pas firmës, Modric pritet të marrë disa javë pushim, deri më 4 gusht, kur Milani do të kthehet nga turneu në Lindje. Pikërisht atëherë ai do të prezantohet zyrtarisht para tifozëve, në një skenar të ngjashëm me prezantimin e Alvaro Moratës një sezon më parë.

Ky transferim vjen pas eliminimit të Real Madridit nga Kupa e Botës për Klube dhe sinjalizon një fund simbolik të epokës së tij në “Los Blancos”. Megjithatë, eksperienca dhe klasi i Modricit pritet të jenë një pasuri e madhe për Milanin, i cili po ndërton një skuadër të balancuar mes të rinjve dhe yjeve me përvojë.

Modric te Milani? Jo vetëm një transferim, por një rikthim në rrënjët e një ëndrre të vjetër. /ORAinfo/