Momenti i sulmit/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me armë zjarri
KOLUMBI- Kandidat për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë për vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pasi u qëllua me armë gjatë një tubimi elektoral në Bogota. Sulmi ndodhi të shtunën, teksa Uribe, 39 vjeç, po mbante një fjalim në një park të kryeqytetit. Forcat e sigurisë reaguan menjëherë dhe arrestuan një të dyshuar 15-vjeçar [...]Read More...

KOLUMBI- Kandidat për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë për vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pasi u qëllua me armë gjatë një tubimi elektoral në Bogota.
Sulmi ndodhi të shtunën, teksa Uribe, 39 vjeç, po mbante një fjalim në një park të kryeqytetit. Forcat e sigurisë reaguan menjëherë dhe arrestuan një të dyshuar 15-vjeçar në vendin e ngjarjes.
Motivet e agresorit nuk janë ende të qarta.
Partia konservatore Centro Democrático, ku bën pjesë Uribe, e ka cilësuar sulmin si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe lirive themelore në Kolumbi. Edhe qeveria e majtë e presidentit Gustavo Petro dënoi me forcë aktin, duke e quajtur atë “dhunë jo vetëm ndaj një individi, por ndaj vetë sistemit demokratik”.
Este es el momento exacto en el que Miguel Uribe Turbay, el candidato presidencial colombiano, ha recibido los disparos en la cabeza de un sicario.
— Juan Diego Quesada (@jdquesada) June 7, 2025
Reagime të forta kanë ardhur edhe nga jashtë vendit. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se “të shtënat janë një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe stabilitetit në rajon”.
Miguel Uribe, një figurë e njohur e spektrit të djathtë kolumbian dhe ish-senator, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për president në tetor të vitit të kaluar. Aktualisht ai ndodhet në një spital në Bogota, ku po i nënshtrohet ndërhyrjeve të menjëhershme mjekësore.
Autoritetet janë në hetime intensive për të zbuluar arsyet dhe rrethanat e sulmit tronditës, që vjen në një periudhë të ndjeshme për stabilitetin politik në Kolumbi.
Autoritetet kolumbiane kanë ofruar një shpërblim prej 730 mijë dollarësh për këdo që jep informacion mbi rrethanat e ngjarjes.