Momenti kur Izraeli sulmon televizionin e Iranit gjatë transmetimit live, spikerja braktis studion

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë kryer një sulm ndaj Rrjetit të Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit (IRINN), i cili drejtohet nga media shtetërore IRIB. Një video u shfaq në X që tregonte një program nga ai stacion televiziv shtetëror iranian. Programi u ndërpre në kohën e sulmit, shkruan BBC, transmeton telegrafi. Ndryshe, sulmi vjen […]

Momenti kur Izraeli sulmon televizionin e Iranit gjatë transmetimit live, spikerja braktis studion

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë kryer një sulm ndaj Rrjetit të Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit (IRINN), i cili drejtohet nga media shtetërore IRIB.

Një video u shfaq në X që tregonte një program nga ai stacion televiziv shtetëror iranian.

Programi u ndërpre në kohën e sulmit, shkruan BBC, transmeton telegrafi.

Ndryshe, sulmi vjen pas kërcënimeve të bëra sot më herët nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili tha se transmetuesi shtetëror iranian ishte “gati të zhdukej”.

Spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi.

#BREAKING Iran's state-run Hamshahri newspaper says several state broadcaster employees have been killed in the Israeli airstrikes which targeted the IRIB news channel.

— Iran International English (@IranIntl_En) June 16, 2025

Megjithatë, transmetimi është rikthyer përsëri disa minuta pas sulmit.