Morina: Ekstradimi – mekanizëm jetik në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Ish-profesori në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, ka ndarë një reflektim profesional mbi funksionimin dhe rëndësinë e ekstradimit si proces ligjor ndërkombëtar. Në një postim të publikuar së fundmi, ai thekson rolin kyç që ka Ministria e Drejtësisë në Kosovë në bashkëpunim me gjykatat, prokurorinë dhe policinë për realizimin e këtij procesi. Sipas

Morina: Ekstradimi – mekanizëm jetik në luftën kundër krimit ndërkombëtar

Ish-profesori në Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Refki Morina, ka ndarë një reflektim profesional mbi funksionimin dhe rëndësinë e ekstradimit si proces ligjor ndërkombëtar.

Në një postim të publikuar së fundmi, ai thekson rolin kyç që ka Ministria e Drejtësisë në Kosovë në bashkëpunim me gjykatat, prokurorinë dhe policinë për realizimin e këtij procesi.

Sipas Morinës, ekstradimi është një instrument jetik në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe për forcimin e sundimit të ligjit, duke u bazuar në marrëveshje ndërkombëtare dhe ligje vendore, me theks të veçantë në respektimin e të drejtave të njeriut.

Postimi i tij i plotë:

Institucioni i Ekstradimit

Ekstradimi është një proces ligjor ndërkombëtar, përmes të cilit një shtet dorëzon një person një shteti tjetër për t’u përballur me drejtësinë, zakonisht për ndjekje penale apo vuajtje dënimi.

Në Kosovë, këtë proces e udhëheq Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me gjykatat, prokurorinë dhe policinë. Ekstradimi bëhet në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjeve në fuqi, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe duke mos lejuar ekstradimin për arsye politike apo në vende ku rrezikohet jeta ose trajtimi çnjerëzor.

Ky institucion është jetik për luftimin e krimit ndërkombëtar dhe për forcimin e sundimit të ligjit. /Gazeta10/