Mossadi kërcënon gjeneralët iranianë: Keni vetëm 12 orë për t’u larguar

Konflikti i fshehtë mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re, ku presioni psikologjik dhe sulmet e koordinuara ushtarake po përdoren si mjete kyçe për destabilizimin e strukturave ushtarake iraniane. Sipas një raportimeve shërbimi sekret izraelit, Mossad, ka ndërmarrë një operacion të posaçëm kundër rreth 20 gjeneralëve iranianë. Ky operacion nisi pas [...]Read More...

Mossadi kërcënon gjeneralët iranianë: Keni vetëm 12 orë për t’u larguar

Konflikti i fshehtë mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në një fazë të re, ku presioni psikologjik dhe sulmet e koordinuara ushtarake po përdoren si mjete kyçe për destabilizimin e strukturave ushtarake iraniane.

Sipas një raportimeve shërbimi sekret izraelit, Mossad, ka ndërmarrë një operacion të posaçëm kundër rreth 20 gjeneralëve iranianë. Ky operacion nisi pas një vale bombardimesh izraelite mbi qendrat komanduese në Teheran, si pjesë e ofensivës “Rising Lion”.

Në një nga rastet, një gjeneral iranian mori një telefonatë në numrin e tij personal. Në anën tjetër të linjës, një agjent i Mossad-it i dha një ultimatum të drejtpërdrejtë:

“Keni 12 orë kohë për të regjistruar një video ku hiqni dorë nga regjimi dhe largoheni me familjen. Në të kundërt, do të keni të njëjtin fat si kolegët tuaj.”

Agjenti vazhdoi, duke përmendur eliminimin e tre figurave kyçe të Gardës Revolucionare Iraniane (Pasdaran):

“Po ju telefonoj nga i njëjti vend që dy orë më parë u dërguan në ferr Bagheri-n, Salami-n dhe Shamkani-n.”

Dy të parët janë raportuar të vrarë, ndërsa Shamkani, i plagosur rëndë, është shfaqur më vonë në publik me një deklaratë sfiduese. Corriere della Sera thekson se ende nuk dihet nëse gjenerali në fjalë ka dorëzuar videon përmes Telegram-it apo ka pranuar kushtet, por ai raportohet të jetë gjallë.

Sipas analizës së gazetës italiane, ky operacion synonte dy qëllime të qarta: Të nxisë përçarje dhe pasiguri në radhët e forcave iraniane, duke trembur ata që mund të zëvendësonin komandantët e vrarë.

Të godasë strukturat e brendshme të regjimit, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në moralin dhe besimin e hierarkisë ushtarake.

Raportohet gjithashtu se Izraeli ka eliminuar edhe dy zyrtarë të tjerë që u vendosën në pozita kyçe pas vrasjeve fillestare, por që nuk qëndruan më shumë se disa ditë në detyrë.

Kjo ngjarje pasqyron qartë natyrën e një “lufte të padukshme”, ku Mossadi përdor mjete jo konvencionale për të destabilizuar armikun. Në këtë kontekst, një telefonatë e mirëkalkuluar mund të jetë po aq vdekjeprurëse sa një raketë./abcnews.al