Mot i mirë edhe gjatë javës së ardhshme

Mot i mirë edhe gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me mot të mirë, me intervale të gjata me diell.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se të hënën dhe të premten do të ketë riga të pakta shiu.

“Temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 3°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 13°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimi të ndryshme”, thuhet në njoftim.