Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë

Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e Stefan Radulloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ndodhur në shtator të vitit 2023.

Duke folur në mbledhjen e 11-të të Qeverisë Kurti III, ai e cilësoi këtë arrestim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për këtë rast.

“Mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq, i lidhur me sulmin terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë dhe ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara, por drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtorët dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq, së bashku me grupin e tij, vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.