Mourinho merr lajmin e keq në momentet e fundit para El Clasico

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ende nuk është plotësisht i gatshëm për duelin që skuadra e tij do të luajë kundër Barcelonës nga ora 21:00.
Edhe pse klubi mbretëror njoftoi të dielën në mëngjes se portieri belg mungon në ndeshje për shkak të një gripi të rëndë, vetë futbollisti po bën gjithçka që është në fuqinë e tij për t’u rikuperuar në kohë për këtë ndeshje.
“Do të presim dhe do të shohim se si do të zhvillohet situata në orët në vijim dhe nëse gjendja e tij do të përmirësohet. Nëse vjen deri këtu, ai do të fluturojë për në Barcelonë. Shpresojmë që ai të jetë në gjendje të shërohet plotësisht dhe të niset për në udhëtim”, thuhet në raportimet e gazetes spanjolle Marca, e cila citon një burim madrilen.
Edhe pse fillimisht njoftimi zyrtar mjekësor tregoi mungesën e tij, dera mbetet e hapur për të nëse ai përmirësohet shpejt.
Megjithatë, burime të shumta kanë bërë të ditur se portieri belg nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Barcelonës.
Real Madridi do ta luajë klasiken në terrenin blaugranas “Spotify Camp Nou”, kundër Barcelonës, një ekipi që nuk di gjë tjetër pos fitores në ndeshjet e deritanishme të La Ligës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



