Muhamed Sejdini arrestohet për shpërdorim fondeve të UEFA-s

Muhamed Sejdini arrestohet për shpërdorim fondeve të UEFA-s

Muhamed Sejdini arrestohet për shpërdorim të fondeve të UEFA-s

Ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar nga autoritetet nën akuzat për përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre.

Informacionet e fundit zyrtare tregojnë se Sejdini dyshohet se ka përvetësuar rreth 700 mijë euro të akorduara nga UEFA për zhvillimin e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Media nga vendi fqinj raportojnë se ky rast është zbuluar nga drejtuesit e rinj të federatës, ndërsa hetimet janë iniciuar nga Prokuroria e Shkupit. Arrestimi është realizuar nga strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme që merren me luftën kundër krimit të organizuar.

Sejdini mori drejtimin e Federatës së Futbollit fillimisht si ushtrues detyre në mars të vitit 2019, dhe më pas u zgjodh president në vitin 2021. Gjatë periudhës së tij në krye të federatës, janë shfaqur vazhdimisht dyshime për keqmenaxhimin e fondeve të ndara nga UEFA, në një kohë kur futbolli maqedonas përballej me probleme infrastrukturore.

Me origjinë nga Kërçova, ai drejtoi federatën gjatë kohës së qeverisjes nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Prokuroria ka njoftuar se në ditët në vijim pritet të publikohen detaje të tjera lidhur me këtë rast të rëndësishëm.


Burimi i lajmit:orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.