Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1%

Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1%

Sipas të dhënave të fundit të Zyrës Federale të Statistikave, më 1 qershor 2026 në gjithë Zvicrën ishin 45,493 banesa të zbrazëta, ose vetëm 0.93% e fondit të përgjithshëm të banesave. Krahasuar me një vit më parë, numri i tyre është zvogëluar për 2,962, përkatësisht 6.1%. Rënia e normës së banesave të lira po vazhdon tashmë për të gjashtin vit radhazi.

Nga banesat e lira, 34,690 ishin në dispozicion për qira, ndërsa 10,803 ishin për shitje. Numri i pronave të lira për qira ra me 6.7% brenda një viti, duke e bërë kërkimin e një apartamenti edhe më të vështirë në shumë pjesë të vendit, transmeton albinfo.ch.

Situata ndryshon ndjeshëm ndërmjet kantoneve. Zugu ka normën më të ulët të banesave të lira me vetëm 0.20%, i ndjekur nga Gjeneva me 0.31% dhe Obwaldeni me 0.38%. Në total, 15 kantone kanë tashmë normë nën 1%. Cyrihu i Madh ishte ndër të paktat rajone ku norma u rrit lehtë, duke arritur në 0.52%.

Në anën tjetër, situata është më e favorshme në Jura, ku norma e banesave të lira arrin në 3.35%, pasuar nga Solothurni me 1.91%, Ticino me 1.78% dhe Neuchâtel me 1.64%.

Mungesa e ofertës po shoqërohet edhe me rritjen e qirave. Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve paralajmëron se ndërtimi i banesave të reja nuk nënkupton domosdoshmërisht banim më të përballueshëm, pasi një pjesë e konsiderueshme e ndërtimeve të reja pozicionohen në segmentin më të shtrenjtë të tregut.

The post Mungesa e banesave në Zvicër thellohet, niveli i banesave të lira bie nën 1% appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.