Murati: As qeveria, as Kuvendi nuk mund të merren me zor – opozita po tenton ta marrë pushtetin në tavolinë
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për tendenca që, sipas tij, ta marrë pushtetin në mënyrë të kundërligjshme, përkundër vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje, raporton Ekonomia Online. Deklaratat e tij u bënë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. “Po, nuk mund ta thuani këtë, duhet ta thotë Gjykata

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar opozitën për tendenca që, sipas tij, ta marrë pushtetin në mënyrë të kundërligjshme, përkundër vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
Deklaratat e tij u bënë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Po, nuk mund ta thuani këtë, duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese. Ne po e shohim që opozita, përkundër aktgjykimit, nuk ka reflektuar. Pra, tendenca apo synimi i tyre është ajo çfarë nuk ja ka dhënë populli, nuk ja kanë dhënë qytetarët, po provojnë që me fiskulltura juridike, duke tentuar që çdo gjë me dërgu në Gjykatën Kushtetuese, përkundër që edhe Gjykata Kushtetuese ua kthej përgjigjen që votimi i fshehtë është në përputhje me Kushtetutën,” tha Murati.
Ai theksoi se opozita, sipas tij, po përpiqet të arrijë pushtetin në tryezë, jo nëpërmjet votës.
“Po tentojnë që atë çfarë nuk ja ka dhënë populli me votë, ta marrin në tavolinë. Edhe këtu do të dështojnë. As qeveria, as Kuvendi nuk mund të merren me zor,” deklaroi Murati.