Murati: Propozimi për Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk ndryshon
Pas dështimit të radhës për t’u konstituuar Kuvendi, deputeti Hekuran Murati është deklaruar për media. “Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar zonjën Albulena Haxhiun”, tha ai. Ai tutje

Pas dështimit të radhës për t’u konstituuar Kuvendi, deputeti Hekuran Murati është deklaruar për media.
“Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar zonjën Albulena Haxhiun”, tha ai.
Ai tutje shtoi se Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duke shtuar se është larg mendsh të mendohet se ajo nuk plotëson kushtet.
Murati thotë se propozimi për Haxhiun si kryeparlamentare nuk do të ndryshojë.