Muriqi nuk ndalet! 7 gola në 8 ndeshje, kosovari që po shkëlqen në Turqi

Vedat Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë te Fenerbahçe, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve më produktivë të kampionatit turk këtë sezon.
Sulmuesi i Kosovës ka realizuar shtatë gola në tetë xhirot e para, duke përmirësuar dukshëm bilancin e tij krahasuar me edicionin e kaluar. Sipas mediumit turk “Sabah”, në të njëjtën fazë të sezonit të kaluar, prizrenasi kishte shënuar katër herë.
Paraqitjen më mbresëlënëse këtë edicion, Muriqi e pati ndaj Eyupsporit, kur realizoi katër gola në fitoren e thellë 8-0 të skuadrës së tij. Ai gjeti rrugën drejt rrjetës edhe në xhiron e fundit, në përballjen me Alanyasporin.
Forma e sulmuesit 32-vjeçar nuk është befasi, pasi edhe edicionin e kaluar shkëlqeu me Mallorcan, duke shënuar 23 gola. Tani ai po vazhdon me ritëm të lartë edhe në aventurën e tij te Fenerbahçe.
Përveç shtatë golave në kampionat, Muriqi ka regjistruar edhe dy asistime, ndërsa ka shënuar gjithashtu një gol në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke konfirmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



