Musk: Amerika po falimenton jashtëzakonisht shpejt

Pa kaluar shumë ditë që kur Elon Musk u largua nga Departamenti i Efiçencës i njohur si DOGE, ka filluar përplasjet verbale me presidentin amerikan Donald Trump. Ai vazhdimisht po i kritikon vendimet dhe veprimet e Trump, sa i përket taksave dhe çështjeve të ngjashme. Në një paraqitje të fundit Musk tha se Amerika po [...]Read More...

Musk: Amerika po falimenton jashtëzakonisht shpejt

Pa kaluar shumë ditë që kur Elon Musk u largua nga Departamenti i Efiçencës i njohur si DOGE, ka filluar përplasjet verbale me presidentin amerikan Donald Trump.

Ai vazhdimisht po i kritikon vendimet dhe veprimet e Trump, sa i përket taksave dhe çështjeve të ngjashme.

Në një paraqitje të fundit Musk tha se Amerika po falimenton jashtëzakonisht shpejt – dhe se sipas tij askush nuk duket se po interesohet.

“Po shtojmë 1 trilion dollarë borxh çdo tre muaj, se shpejti çdo dy, pastaj çdo muaj. Përfundimisht, do të jemi në gjendje të paguajmë vetëm interesa, si dikush që po mbytet në borxhin e kartës së kreditit” tha miliarderi amerikan.

Drejtori ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX shtoi se një gjë e tillë “nuk do të përfundojë mirë – dhe se duhet shkurtuar shpenzimet për t’u shmangur kjo”.

Elon Musk:

America is going bankrupt extremely quickly—and no one seems to care.

We’re adding $1 trillion in debt every three months, soon every two, then every month. Eventually, we’ll only be able to pay interest, like someone drowning in credit card debt.

This won’t end…

— Clash Report (@clashreport) June 5, 2025