Musk kundër Trump/ Miliarderi-amerikanëve: Doni një parti që t’ju përfaqësojë
Zhgënjim, mosmirënjohje dhe ndërprerje kontratash! Këto janë termat që i japin fund njëherë e mirë marrëdhënies së Donald Trump me Elon Musk. Presidenti amerikan tha se do të ndërpresë kontratat e qeverisë me kompanitë e Elon Musk për të kursyer para, pasi më herët kishte shprehu zhgënjimin ndaj tij. Nuk vonoi reagimi i miliarderit i [...]Read More...

Zhgënjim, mosmirënjohje dhe ndërprerje kontratash! Këto janë termat që i japin fund njëherë e mirë marrëdhënies së Donald Trump me Elon Musk.
Presidenti amerikan tha se do të ndërpresë kontratat e qeverisë me kompanitë e Elon Musk për të kursyer para, pasi më herët kishte shprehu zhgënjimin ndaj tij.
Nuk vonoi reagimi i miliarderit i cili tha se kompania e tij Space X do të anulojë menjëherë kontratat me qeverinë për përdorimin e anijes kozmike Dragon, që është nisur disa herë më misione drejt stacionit ndërkombëtar të hapësirës.
Më herët Musk hodhi idenë e krijimit të një partie të re në Shtetet e Bashkuara.
“A ka ardhur koha për të krijuar një parti të re politike në Amerikë që përfaqëson realisht 80% të popullsisë?”, pyeti Musk në “X”, ku mbi 80% e ndjekësve iu përgjigjën me “po”.
Ne nje reagim ne Truth Social Trump tha se nuk është i shqetësuar nga kundërvënia e Musk, por ai duhet ta kishte bere muaj me pare. Ai mbrojti edhe njëherë projektligjin e tij të madh dhe të bukur, për të cilin tha se do të shkurtojë shpenzimet.
Përplasja mes Trump dhe Musk u bë më e ashpër të enjten, pasi presidenti, gjatë një takimi me kancelarin gjerman Friedrich Merz në zyrën ovale, tha se është i zhgënjyer nga miliarderi.
Trump tha se Musk e kishte parë prej kohësh projektligjin e shpenzimeve që tani po e kundërshton ashpër, duke shtuar se CEO I Tesla nuk pëlqeu faktin që në të nuk përfshiheshin disa pika që do t’i sillnin fitime bizneseve të tij.
Ai e përsëriti këtë deklarate në një postim në Truth Social, ku tha se Musk “u cmend”, pasi ai hoqi detyrimin e blerjes se makinave elektrike qe nuk I donte askush nga projektligji.
Musk reagoi menjëherë duke përgënjeshtruar Trump dhe duke e quajtur mosmirënjohës. Ai shkroi në një postim në platformën e tij të mediave sociale “X”, se pa mbështetjen e tij, republikani nuk do I kishte fituar zgjedhjet dhe partia e tij nuk do të merrte shumicën në senat dhe kongres.
Elon Musk tha se Presidenti Donald Trump dhe republikanët e Kongresit do të kishin humbur zgjedhjet e vitit 2024 pa mbështetjen e tij.
Musk shpenzoi më shumë se 290 milionë dollarë për zgjedhjet e vitit 2024, sipas dosjeve në Komisionin Federal të Zgjedhjeve.
Pas përplasjes me Trump, aksionet e Tesla ranë me 15%. Shitja e aksioneve të Teslës ka fshirë më shumë se 150 miliardë dollarë nga vlera e tregut e kompanisë, e cila e filloi ditën me një vlerë prej gati 1.1 trilion dollarësh.