Ariana Musliu-Shoshi i drejtohet Albin Kurtit: Ke fuqinë me zhbë Gjykatën Speciale, pse nuk e merr iniciativën?

Musliu-Shoshi i drejtohet Kurtit: Ke fuqinë me zhbë Gjykatën Speciale, pse nuk e merr iniciativën?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ajo e kritikoi qasjen e Kurtit ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se ai ka pasur mundësi të veprojë ndryshe.
Musliu-Shoshi theksoi se, sipas saj, Kurti ka fuqinë për të ndërmarrë hapa konkretë ndaj kësaj gjykate.
“Fillimisht i përmende fondet. Janë jashtëzakonisht të rëndësishme, mirëpo e ke pasur mundësinë me i rrit fondin mbrojtës, sepse e din dhe je njoftu në detaje që nuk është i mjaftueshëm. Nën dy, krejt fuqinë e ke me zhbë atë gjykatë pasi që je aq shumë kundër saj dhe e thatë që nuk e ke votuar. Pse nuk e merr iniciativën me zhbë atë gjykatë? E dimë të gjithë standardet të cilat janë duke i aplikuar. Kryeministër mbi të gjitha duke i mbrojtur çlirimtarët tanë, e ki parasysh që e mbron historinë dhe mbron të drejtën tonë për të qenë shtet, e mbron luftën tonë çlirimtare, e mbi të gjitha kryeministër mbron të ardhmen e këtij vendi”, tha ajo.
Burimi i lajmit
orainfo.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Për ankesa ose kërkesa për heqje materiali, na kontaktoni në Facebook: KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.



