Nait Hasani: Nënën time e kanë rrah kur erdhi për vizitë në burgun e Beogradit

Hasani: Nënën time e kanë rrah kur erdhi për vizitë në burgun e Beogradit. Ish-i burgosur politik, Nait Hasani, ka treguar një moment kur nëna e tij e kishte vizituar në burgun e Beogradit, dhe që e njëjta ishte rrahur. Hasani mes tjerash ka thënë se pos nënën e tij, i kanë rrahur edhe familjarët […]

Nait Hasani: Nënën time e kanë rrah kur erdhi për vizitë në burgun e Beogradit

Hasani: Nënën time e kanë rrah kur erdhi për vizitë në burgun e Beogradit.

Ish-i burgosur politik, Nait Hasani, ka treguar një moment kur nëna e tij e kishte vizituar në burgun e Beogradit, dhe që e njëjta ishte rrahur.

Hasani mes tjerash ka thënë se pos nënën e tij, i kanë rrahur edhe familjarët e tjerë kur i kanë vizituar në Beograd.

“Sjelljet e gardianët ishin më ashpra ndaj neve. Problemi ka qenë me familjet tona kur vinin në vizitë, sepse ata organizonin protesta jashtë, nënën time e kanë rrahë jashtë kur ka ardhur për vizitë, i kanë rrahur familjarët tanë, duke konsideruar shkak Millosheviqin si i burgosur për shkak të Kosovës dhe ne jemi shkaktarë të burgosur aty”, u shpreh Hasani.

Ai tregoi se në burgun e Beogradit ka qëndruar për rreth dhjetë muaj.