U shua mëngjesin e sotëm, kush ishte Ismail Kadare, korifeu i letërsisë shqiptare

Në orët e para të së hënës është shuar në banesën e tij në Tiranë korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare nga shkaqe natyrale, duke lënë pas një krijimtari të rrallë.  Profil i korifeut të letrave shqipe Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi... The post U shua mëngjesin e sotëm, kush ishte Ismail Kadare, korifeu i letërsisë shqiptare appeared first on AfterParty.

U shua mëngjesin e sotëm, kush ishte Ismail Kadare, korifeu i letërsisë shqiptare

Në orët e para të së hënës është shuar në banesën e tij në Tiranë korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare nga shkaqe natyrale, duke lënë pas një krijimtari të rrallë. 

Profil i korifeut të letrave shqipe

Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm.

Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi me studime në Moskë për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Ai fitoi njohje ndërkombëtare që kur romani i tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” u botua në vitin 1963, kur Shqipëria qeverisej nga qeveria komuniste e diktatorit Enver Hoxha.

Përpara se në Shqipëri të vendosej pluralizmi politik, pas protestave të studentëve në dhjetor 1990, Kadare udhëtoi me avion drejt Francës, ku kërkoi azil politik.

Ai jetoi në Paris, ndërsa vitet e fundit u rikthye në Tiranë. Më 17 tetor 2023, shkrimtarit të madh shqiptar iu dha titulli i Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai ka qenë akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar është shquar kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar.

Përgjatë viteve ’50 dhe në fillimet e viteve ’60 u njoh për poezi dhe prozë. Në atë periudhë pjesa më e madhe e shkrimtarëve i përkisnin brezit të dalë nga lufta. Kadare, që i përkiste brezit të ri, mbrojti letërsinë e re dhe çuditërisht Enver Hoxha këtu mori anën e të rinjve. 

Vitet ’70 dhe suksesi ndërkombëtar

Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze “Albin Michel” botoi në frëngjisht romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë. Më tej iu rikthye prapë temave historike. Shkroi e botoi romanet “Kështjella” (1970) dhe “Kronikë në gur” (1971), të cilat u botuan në Francë njëra pas tjetrës. Gjatë këtyre viteve drejtonte po ashtu revistën e vetme në gjuhë të huaj të Lidhjes së Shkrimtarëve, “Les Lettres albanaises”. Pas suksesit në Francë, e caktuan deputet, dhe pas dy vitesh u anëtarësua në Partinë e Punës të Shqipërisë.

Sipas disa studiuesve të veprës së tij, Kadare u përpoq të shkruajë letërsi normale në një vend jonormal.

Duke u njohur për këtë shmangie nga realizmi socialist veprat e tij u përkthyen dhe u pritën mirë nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal, por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.

Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe akademikët më të shquar evropianë të shekullit XX, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit.

Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. 

Çmimet dhe medaljet: 

-Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë;
-Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992;
-Çmimi “Bokaçio” Itali, 1997;[133] -Herder Prize, Gjermani, 1998;[134][135] -Ovid Prize, Rumani, 2003;
-Çmimi Man Booker International, Britani, 2005;
-Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009;
-Çmimi “Lerici Pea”, Itali, 2010;
-Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015;[136] -Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016;
-Çmimi “Letërsia shqipe”, Kosovë, 2017;
-Çmimi “Nonino”, Itali, 2018; [35] -Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018;[137] -Çmimi Park Kyong-ni, Korea e Jugut, 2019;
-Neustadt International Prize, SHBA, 2020;
-Prozart, Maqedoni e Veriut, 2020.

The post U shua mëngjesin e sotëm, kush ishte Ismail Kadare, korifeu i letërsisë shqiptare appeared first on AfterParty.