Natyra Kuçi e PSD-së në garë për kryetare të Deçanit – merr përkrahjen e Florinit
Natyra Kuçi, kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit nga PSD, takoi sot veteranin e luftës, Florinin. Në fokus të takimit ishte nevoja për ndryshim në Deçan, për të cilën Natyra është duke zhvilluar takime të shumta me qytetarë dhe figura publike që e përkrahin vizionin e saj. “Përkrahja e tij është jashtëzakonisht domethënëse për

Natyra Kuçi, kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit nga PSD, takoi sot veteranin e luftës, Florinin.
Në fokus të takimit ishte nevoja për ndryshim në Deçan, për të cilën Natyra është duke zhvilluar takime të shumta me qytetarë dhe figura publike që e përkrahin vizionin e saj.
“Përkrahja e tij është jashtëzakonisht domethënëse për mua. Mbi të gjitha, garën për Deçan ma bënë më kuptimplotë e energjike, ashtu qysh është vet Florini!”, theksoi ajo.
“Sot me kënaqësi e takova mikun tim të veçantë, Florinin.
Siç e njohin të gjithë, Florini është kontribudhënës i rëndësishëm për Kosovën, si në luftë, edhe pas luftës.
Me Florinin diskutuam për Deçanin e nevojën për ndryshim që i duhet.
Përkrahja e tij është jashtëzakonisht domëthënëse për mua. Mbi të gjitha, garën për Deçan ma bënë më kuptimplotë e energjike, ashtu qysh është vet Florini!
Shihemi në fushatë!”, ka shkruar ajo.