Ndahet nga jeta në moshë të re artistja kosovare

Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës përmes të cilit shprehin dhimbjen për humbjen e Rinës.
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e familjarëve.
Si aktore, ajo ka marrë pjesë në disa projekte kinematografike të pavarura dhe filma të shkurtër kosovarë, ndër të cilët veprohen:
“A Month” (Një Muaj) (2017) – me regji të Zgjim Terziqit.
“Driver” (2021) – me regji të Valter Lucajt.
Përveç aktrimit, Rinesa ka qenë mjaft aktivisht e angazhuar edhe në muzikë (hip-hop/rap dhe zhanre alternative).(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



