Ndalohet kontrabandë me kërpudha në kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka parandaluar një rast të kontrabandës me rreth 910 kilogramë kërpudha të freskëta në zonën kufitare të Karaqevës, në komunën e Kamenicës. Sipas njoftimit zyrtar, rasti është zbuluar nga Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, rreth orës 11:45 të mëngjesit të së

Ndalohet kontrabandë me kërpudha në kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka parandaluar një rast të kontrabandës me rreth 910 kilogramë kërpudha të freskëta në zonën kufitare të Karaqevës, në komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është zbuluar nga Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, rreth orës 11:45 të mëngjesit të së hënës, më 12 gusht 2025.

“Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion”, thuhet në njoftim.

Automjeti, një kombi (furgon) i bardhë me targa vendore, drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Sipas Policisë, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit dhe dorëzimi i mallrave në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme.