Ndalohet peshkimi i koranit në Liqenin e Ohrit
Policia kufitare në bashkëpunim me atë të rendit dhe organizatën e peshkimit në Pogradec, po monitorojnë ndalimin e peshkimit të koranit përgjatë muajve dhjetor dhe janar, që përkon me periudhën e shumimit të këtij peshku. Nga kontrollet këtij viti janë konstatuar raste sporadike të peshkimit të paligjshëm, ndërsa ndëshkimet variojnë nga gjobë deri në ndjekje


Policia kufitare në bashkëpunim me atë të rendit dhe organizatën e peshkimit në Pogradec, po monitorojnë ndalimin e peshkimit të koranit përgjatë muajve dhjetor dhe janar, që përkon me periudhën e shumimit të këtij peshku. Nga kontrollet këtij viti janë konstatuar raste sporadike të peshkimit të paligjshëm, ndërsa ndëshkimet variojnë nga gjobë deri në ndjekje penale.
Përgjatë gjithë muajit dhjetor varkat e peshkimit në qytetin e Pogradecit i shikon në breg të liqenit të përmbysura, pasi në këtë muaj dhe gjatë muajit janar është ndaluar peshkimi I koranit për shkak se përkon me periudhën e shumimit të këtij peshku që ka habitatin e tij në liqenin e Ohrit. Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit, ndalimi i peshkimit duket se po respektohet në masë, sa nga ndërgjegjësimi aq edhe nga masat e gjobave, gjë të cilën e konfirmojnë edhe kontrollet e kryera ne bashkëpunim me organizatën e peshkimit Pogradec.
Ndalimi i peshkimit duket se ka ndikuar edhe në tregun e shitjes së koranit ku aktualisht ka mungesë të peshkut të freskët të sapo kapur. Gjatë kësaj periudhe, 70 peshkatarët janë të autorizuar për mbledhjen e vezëve të koranit. Ato trajtohen në inkubatorin e Linit dhe më pas, në periudhën e vjeshtës, lëshohen në liqen në formën e koranëve të vegjël, si pjesë e procesit të ripopullimit të Liqenit të Ohrit.


