Ndarja ‘e padrejtë’ e parave, Usyk-Dubois: Sonte pritet diçka historike për boksin

Boksierët Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të përballen nesër në stadiumin Wembley në një përplasje të dytë, ku në lojë janë të gjithë titujt e peshave të rënda. Ky është dueli më i madh i dekadës në këtë kategori, me një fond të përgjithshëm shpërblimi prej 187 milionë euro, sipas mediave ndërkombëtare si AS, […]

Ndarja ‘e padrejtë’ e parave, Usyk-Dubois: Sonte pritet diçka historike për boksin

Boksierët Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të përballen nesër në stadiumin Wembley në një përplasje të dytë, ku në lojë janë të gjithë titujt e peshave të rënda.

Ky është dueli më i madh i dekadës në këtë kategori, me një fond të përgjithshëm shpërblimi prej 187 milionë euro, sipas mediave ndërkombëtare si AS, TalkSport dhe Al Jazeera.

Usyk, kampioni aktual i WBA, WBC, WBO dhe The Ring, kërkon të konfirmojë dominimin e tij në peshat e rënda pas fitores ndaj Tyson Furyt vitin e kaluar.

Ndërsa Dubois, që tani mban titullin e përkohshëm të IBF, ka rilindur si pretendues serioz pas tri fitoreve radhazi me nokaut, duke përfshirë një sukses të bujshëm ndaj Anthony Joshua.

Ky është revanshi i sfidës së parë mes tyre që u zhvillua në gusht 2023, ku Usyk triumfoi në raundin e nëntë pas një episodi të diskutueshëm me një goditje që u cilësua “low blow”.

Lexo po ashtu: Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk – Dubois

Për këtë arsye, përballja e dytë është shoqëruar me tensione edhe jashtë ringut.

Kampi i Usyk ka protestuar për dorezat e zgjedhura nga Dubois, ndërsa britaniku ka kërkuar verifikimin e lartësisë së brezit të mbrojtjes së kundërshtarit – një çështje që lidhet direkt me kontestin e ndeshjes së parë.

Sipas marrëveshjes së shpërndarjes së fondit, Usyk do të përfitojë rreth 114 milionë euro, që përbën 65% të totalit, ndërsa Dubois do të arkëtojë rreth 61 milionë euro, ose 35% të shumës së përgjithshme. Këto shifra e bëjnë këtë duel një nga më të paguarit në historinë e peshave të rënda.

Lexo po ashtu: Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Dubois, është më keq sa që mendoni
Ndeshja do të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese përpara rreth 90 mijë tifozëve në Wembley, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin globalisht përmes DAZN Pay-Per-View. Ecja deri në ring është planifikuar për rreth 23:00.

Daniel Dubois’s heavy punch on Oleksandr Usyk – Fight 1

Nëse Usyk fiton sërish, ai do të bëhet kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda, titull që nuk është mbajtur nga askush që prej kohës së Lennox Lewis në vitin 1999.

Ky është një moment historik për sportin e boksit, me shumë ekspertë që e quajnë këtë duel “finalen e madhe” për kurorën absolute të boksit profesionist. /Telegrafi