Ndërprerje dhe vonesa në trenat ndërkombëtarë nga Zvicra gjatë muajit gusht

Udhëtarët që planifikojnë të udhëtojnë me tren nga Zvicra drejt vendeve fqinje gjatë muajit gusht duhet të përgatiten për anulime, devijime dhe vonesa, për shkak të punimeve në infrastrukturën hekurudhore, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, nga 7 deri më 10 gusht dhe nga 14 deri më 17 gusht, të gjithë trenat e natës që lidhin Cyrihun me Amsterdamin nuk do të ndalojnë në Bazel në asnjërin drejtim.
Pasagjerët që planifikojnë të hipin në tren në Bazel do të duhet fillimisht të udhëtojnë drejt Cyrihut, ku do të mund të vazhdojnë udhëtimin me trenin e natës.
Ndërkohë, nga 3 deri më 16 gusht, mes gjashtë dhe dymbëdhjetë linja ICE drejt Gjermanisë do të anulohen pjesërisht.
Gjithashtu, gjatë fundjavave 8–9 gusht dhe 15–16 gusht, asnjë tren ICE nuk do të niset nga stacioni Basel SBB drejt Gjermanisë.
Për të lehtësuar udhëtimin, do të vihet në dispozicion një autobus zëvendësues që do të qarkullojë çdo orë deri në Freiburg im Breisgau. Prej andej, pasagjerët do të vazhdojnë udhëtimin me një autobus tjetër drejt Offenburgut, çka pritet ta zgjasë kohën e udhëtimit me rreth një orë. /Albinfo.ch
The post Ndërprerje dhe vonesa në trenat ndërkombëtarë nga Zvicra gjatë muajit gusht appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



