Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes Kosovës dhe Arbëreshëve në Itali
Me synim ndërtimin e urave të bashkëpunimit në fushat ekonomike dhe kulturore me popullin arbëresh në Itali, sot në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministrja në detyrë znj. Rozeta Hajdari, mirëpriti delegacionin arbëresh nga Kalabria, me përfaqësim nga znj. Anna Madeo, Konsull Nderi e Republikës së Shqipërisë në Kalabri, z. Giuliano […] The post Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes Kosovës dhe Arbëreshëve në Itali appeared first on Albinfo.

Me synim ndërtimin e urave të bashkëpunimit në fushat ekonomike dhe kulturore me popullin arbëresh në Itali, sot në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministrja në detyrë znj. Rozeta Hajdari, mirëpriti delegacionin arbëresh nga Kalabria, me përfaqësim nga znj. Anna Madeo, Konsull Nderi e Republikës së Shqipërisë në Kalabri, z. Giuliano Conforti, Zëvendës Kryetar i Komunës së San Giorgio Albanese, që përfaqëson të gjitha Komunat Arbëreshe të Kalabrisë, znj. Aurelia Sprovieri nga Komuna San Giorgio Albanese, Atë Sorin Hagi Ilie, Prifti i Kishës së Shën Marisë së Kostandinopolit në Vaccarizzo Albanese dhe organizatori i Garës së Verës Arbëreshë, z. Pier Paolo Olivito, Gazetar në Calabrianews24 dhe përfaqësues i Agjencisë Rajonale për Zhvillimin Bujqësor të Kalabrisë (ARSAC) dhe z. Pino Mariani, Përfaqësues i Shoqatës tregtare italiane Coldiretti dhe Prodhues i verës.
Në këtë takim me Ministren Hajdari dhe zyrtarët e MINT – znj. Lumturije Geci nga Departamenti i Turizmit dhe z. Zef Dedaj nga KIESA, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushat e turizmit natyror dhe kulturor, artizanate, inovacion e ndërmarrësi, përmes organizimit të misioneve të turizmit, panaireve të përbashkëta dhe ngjarjeve të rrjetëzimit në mes bizneseve nga Kosova dhe Kalabria.
Ky takim ishte frytdhënës,me pajtueshmëri për nënshkrimin e një marrëveshje për bashkëpunim (MOU), përmes agjencive KIESA dhe ARSAC, me një fokus në zhvillimin e projekteve me interes të përbashkët në kulturë, turizëm dhe inovacion e ndërmarrësi.
Përmes organizimit nga Departmenti i Turizmit në kuadër të MINT, delegacioni arbëreshë do të takojë edhe akterë tjerë nga ministritë dhe komunat e Kosovës dhe do të marr pjesë në HardhFest në Rahovec.
Pjesëmarrja aktive e verëtarëve arbëresh në edicionet e ardhshme të HardhFest, që do të jenë vlerë e shtuar për promovimin e traditës së lashtë kombëtare.
The post Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes Kosovës dhe Arbëreshëve në Itali appeared first on Albinfo.