Ndërtimtari, nga 1 shtatori, standarde të reja evropiane

Nga një shatori në RMV duhet të fillojë implementimi i standardeve të reja evropiane për projektimin e strukturave ndërtimore, të ashtuquajtura EURO-KODE. Trajnimet e duhura dhe implementimi i këtyre standardeve The post Ndërtimtari, nga 1 shtatori, standarde të reja evropiane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ndërtimtari, nga 1 shtatori, standarde të reja evropiane

Nga një shatori në RMV duhet të fillojë implementimi i standardeve të reja evropiane për projektimin e strukturave ndërtimore, të ashtuquajtura EURO-KODE. Trajnimet e duhura dhe implementimi i këtyre standardeve do të mundësojë që kompanitë e ndërtimit të përballen me konkurrencën e kompanive të huaja në tregun vendas, si dhe mos të humbin tregun jashtë vendit. Kompanitë e mbështesin dhe janë të gatshme që nga një shatori të projektojnë dhe të ndërtojnë sipas standardeve evropiane.

“Nuk duhet ta shohim këtë proces nga aspekti ekonomik, sepse pa implementimin e kodeve evropiane humbim një hap drejt projektimit dhe ngritjes së konkurrencës. Në këtë moment më e rëndësishme është të fillojmë ta punojmë atë dhe të na ngelet praktikë.”, – deklaroi kryetari i Shoqatës për ndërtim, industrisë së materialeve të ndërtimit dhe jometaleve, Andrea Serafimovski.

“Rregulla Evropiane që përveç që do të duhet të sigurojnë projekte konstruktive, të sigurta, stabile dhe të qëndrueshme, duhet të sigurojnë edhe konkurrencë të inxhinierëve tanë, jo vetëm në territorin tonë, por edhe në nivel evropian dhe botëror.”, – theksoi kryetarja e Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar, Kristinka Çulak.

“Implementimi i këtyre standardeve, konkurrenca e kompanive dhe projektuesve tanë do të rritet. Inxhinierët tanë me ndihmën e mjeteve digjitale do të mund të jetojnë këtu në shtetin tonë në Maqedoni, ndërsa të punojnë për tregun e jashtëm.”, – u shpreh dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski.

Në Bashkimin Evropian, implementimi i euro-kodeve është i obligueshëm nga viti 2010.

The post Ndërtimtari, nga 1 shtatori, standarde të reja evropiane appeared first on Flaka, në çdo lajm... .