“Ndihem shumë në borxh me ju”, Xhensila paralajmëron një kapitull të ri

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë së fundmi një mesazh falënderues dhe mjaft emocionues për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj, përmes një postimi në Instagram.
Artistja ka ndarë disa fjalë të ndjera me ndjekësit, duke shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë gjatë kësaj periudhe.
“Dua t’ju them diçka nga zemra… ndihem shumë në borxh me ju.
Me çdo koncert më kujtoni sa shumë dashuri më jepni dhe, sinqerisht, ndjej që duhet të punoj edhe më shumë për t’jua kthyer gjithë këtë dashuri me muzikë.
Ju premtoj që ky vit do të jetë ndryshe. Më shumë projekte, më shumë muzikë, më shumë nga unë për ju. Faleminderit që jeni gjithmonë aty. Tani mbyllim një sezon, por ajo që vjen sapo ka filluar.”
Përmes këtyre fjalëve, Xhensila ka bërë të ditur se po përmbyll një sezon të ngjeshur me koncerte dhe angazhime muzikore.
Njëkohësisht, mesazhi i saj duket se paralajmëron një kapitull të ri në karrierën artistike.
Premtimi për “më shumë projekte” dhe “më shumë muzikë” ka ngjallur kureshtjen e fansave, të cilët tashmë janë në pritje për të parë se çfarë ka përgatitur këngëtarja.
Mes projekteve të reja mund të jenë këngë, videoklipe apo edhe një album i mundshëm, megjithëse Xhensila nuk ka zbuluar ende detaje konkrete.
Me përfundimin e sezonit të koncerteve, duket se artistja po i hap rrugë një kapitulli të ri në karrierën e saj, ndërsa fansat mbeten në pritje të surprizave muzikore që ajo ka paralajmëruar. /Prive By Liberta Spahiu/
View this post on InstagramA post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)
The post “Ndihem shumë në borxh me ju”, Xhensila paralajmëron një kapitull të ri appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



