“Ndikim shkatërrues në shëndetin e të rinjve”/ Anglia ndalon pijet energjike për moshën nën 16 vjeç
Anglia ka ndaluar pijet energjike për personat nën moshën 16-vjeç. Ndalimi i shitjes së energjike shihet si një përpjekje për të përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor, por edhe për të luftuar obezitetin, sipas njoftimit të qeverisë. Grupmosha 11, 12, 13 dhe 16 vjeç konsumojnë shumë nga këto pije. Qeveria gjithashtu thekson se këto [...]Read More...

Anglia ka ndaluar pijet energjike për personat nën moshën 16-vjeç. Ndalimi i shitjes së energjike shihet si një përpjekje për të përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor, por edhe për të luftuar obezitetin, sipas njoftimit të qeverisë.
Grupmosha 11, 12, 13 dhe 16 vjeç konsumojnë shumë nga këto pije. Qeveria gjithashtu thekson se këto pije kanë një ndikim shkatërrues në shëndetin e të rinjve, veçanërisht në çrregullimin e gjumit, ankthit, përqendrimit dhe performancën e reduktuar në shkollë.
Ndalimi do të zbatohet në të gjitha pikat e shitjes, përfshirë ato online, në dyqane, restorante, kafene dhe makina shitëse.
/abcnews.al/