Në Gjermani u diskutua për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Berlin, 9 korrik 2025 – Nga data 7 deri më 9 korrik, një delegacion i lartë nga Lugina e Preshevës, i përbërë nga deputeti Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi, si dhe përfaqësueset Flora Ferhati-Sachsenmeier experte per Balkan dhe Drita Zumberi, realizoi një vizitë zyrtare në Berlin në kuadër të një fushate

Në Gjermani u diskutua për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Berlin, 9 korrik 2025 – Nga data 7 deri më 9 korrik, një delegacion i lartë nga Lugina e Preshevës, i përbërë nga deputeti Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi, si dhe përfaqësueset Flora Ferhati-Sachsenmeier experte per Balkan dhe Drita Zumberi, realizoi një vizitë zyrtare në Berlin në kuadër të një fushate avokuese për të drejtat e shqiptarëve te Lugines .

Gjatë këtyre ditëve, delegacioni zhvilloi një sërë takimesh politike dhe institucionale të nivelit të lartë, ku u trajtuan çështje të sigurisë rajonale, diskriminimit sistematik dhe mungesës së të drejtave themelore për shqiptarët e Luginës.

Takimet përfshinë:

Deputetët gjermanë Andreas Schwarz dhe Knut Abraham, me të cilët u diskutua për sigurinë dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore si themel i paqes së qëndrueshme në Ballkan.

Deputetin Frank Schwabe (sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë) dhe deputetin Adis Ahmetovic, të cilët dëgjuan shqetësimet mbi marginalizimin institucional të shqiptarëve në jug të Serbisë.

Ambasadorin e Finlandës, z. Kai Sauer, ish-këshilltar i Presidentit Martti Ahtisaari dhe njohës i thellë i çështjes së Kosovës.
Fondacionin Heinrich-Böll, përfaqësuar nga znj. Katja Giebel, me të cilën u diskutua mbi përfshirjen e shoqërisë civile në sensibilizimin ndërkombëtar.

Deputetin gjerman Peter Beyer, anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Bundestag, me fokus në dimensionin diplomatik të çështjes së Luginës.
Zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Niels von Redecker (drejtor për Ballkanin) dhe znj. Katalina Karsai (referente për Shqipërinë), me të cilët u diskutua për mungesën e të drejtave kolektive dhe institucionale.

Fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung, përfaqësuar nga znj. Helene Kortländer, ku u theksua nevoja për mbështetje nga aktorët progresistë evropianë.

Vizita ka për synim ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës së Preshevës, për të siguruar barazi, mbrojtje të të drejtave themelore dhe përfaqësim të denjë institucional për shqiptarët në Serbi.