Në Linz të Austrisë promovohet monografia “Gazmend Zajmi-Një jetë për Kosovën”

Mbrëmja u shoqërua edhe me një fragment nga filmi dokumentar PROJEKTUESI I SUBJEKTIVITETIT SHTETËROR TË KOSOVËS, kushtuar Akademik Gazmend Zajmit, nga autori Nuhi Bytyçi The post Në Linz të Austrisë promovohet monografia “Gazmend Zajmi-Një jetë për Kosovën” appeared first on Albinfo.

Në Linz të Austrisë promovohet monografia “Gazmend Zajmi-Një jetë për Kosovën”

Më 23.06.2024, në hapësirën e restorantit “Balkan” në Linz të Austrisë u promovua monografia GAZMEND ZAJMI-NJË JETË PËR KOSOVËN, e autorit, gazetarit dhe publicistit të njohur, z. Nuhi Bytyçi, botuar nga “IDEA MULTIMEDIA” në Prishtinë.

Të ftuar në këtë promovim ishin drejtues të shoqatave shqiptare në Linz dhe rrethinë, veprimtarë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët jetojnë dhe veprojnë në këtë rajon.

Një vlerësim për përmbajtjen e monografisë dhe veçmas kontributin e Akademik Gazmend Zajmit për ngritjen e kuadrove për zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës dhe argumentimin e të drejtës së popullit shqiptar për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e bëri z. Ismet Sinan, mësues i gjuhës shqipe në shkollat publike në Linz. Një recension të kësaj monografie të përgatitur nga z. Anton Marku, kryetar i Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri, e lexoi z. Rexhep Sahiti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivist në Austri. Kurse për biografinë e autorit të kësaj monografie foli z. Adnan Abdullahu, anëtar i Këshillit për Migrim pranë komunës së Linzit. Ndërsa vetë autori i monografisë, z. Nuhi Bytyçi, ndau opinionet e tij me të pranishmit për idenë dhe përkushtimin e tij për botimin e monografisë kushtuar akademit Gazmend Zajmit si dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të parashtruara nga të pranishmit. Promovimin e monografisë e moderoi z. Vahidin Beluli, kryetar i Shoqatës Sportive dhe Kulturore Shqiptare BASHKIMI në Linz.

Mbrëmja u shoqërua edhe me një fragment nga filmi dokumentar PROJEKTUESI I SUBJEKTIVITETIT SHTETËROR TË KOSOVËS, kushtuar Akademik Gazmend Zajmit, nga autori Nuhi Bytyçi, gjë e cila rikujtoi edhe një herë ngjarjet me rëndësi të veçantë për shtetformimin e Kosovës te të pranishmit që kanë përjetuar ato kohë dhe natyrisht zgjuan kureshtjen për motivin dhe sakrificën akademike dhe juridike të Akademik Gazmend Zajmit për çështjen kombëtare te gjeneratat e reja.

Vahidin Beluli

 

 

The post Në Linz të Austrisë promovohet monografia “Gazmend Zajmi-Një jetë për Kosovën” appeared first on Albinfo.