“Ne po vdesim këtu”, udhëtarët shqiptarë mbesin të bllokuar në aeroportin e Beogradit, nuk iu ofrohet ndihmë

Pasagjerët e linjës Beograd – Tiranë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë, pasditen e së martës. Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar pamjet tmerruese që i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi. Sipas të dhënave të fundit, udhëtarët kanë mbetur

“Ne po vdesim këtu”, udhëtarët shqiptarë mbesin të bllokuar në aeroportin e Beogradit, nuk iu ofrohet ndihmë

Pasagjerët e linjës Beograd – Tiranë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë, pasditen e së martës.

Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu ka publikuar pamjet tmerruese që i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi.

Sipas të dhënave të fundit, udhëtarët kanë mbetur të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi.

Në video dëgjohen qytetarët duke kërkuar ndihmë nga policia serbe, teksa vërehet se të njëjtit kanë thyer xhamin e autobusit për të marrë ajër.

“Kjo nuk është normale, ne po vdesim këtu. Këtu ka edhe një fëmijë 2-vjeç. Hapeni derën”, dëgjohet duke thënë me zë të lartë njëri nga pasagjerët, derisa policët nuk reagojnë.

Linja e fluturimit Beograd-Tiranë dhe anasjelltas është linjë e rregullt. Vetëm dje dy fluturime janë paraparë që të realizohen deri në aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, por njëri prej tyre është anuluar.