Në shumicën e shkollave të mesme në RMV ka mbaruar regjistrimi, në shkollat tjera afati i dytë është më 1 dhe 2 korrik

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që në shkollat e mesme për regjistrim kanë aplikuar 15786 nxënës, ndërsa janë pranuar 13 882 nxënës, transmeton Portalb.mk. “Vende të lira për aplikimin e dytë ka për gjithsej 17 272 nxënës nga të cilët: 11 517 vende të lira me mësim në gjuhën maqedone mësimore, 5 142  vende të […]

Në shumicën e shkollave të mesme në RMV ka mbaruar regjistrimi, në shkollat tjera afati i dytë është më 1 dhe 2 korrik

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që në shkollat e mesme për regjistrim kanë aplikuar 15786 nxënës, ndërsa janë pranuar 13 882 nxënës, transmeton Portalb.mk.

“Vende të lira për aplikimin e dytë ka për gjithsej 17 272 nxënës nga të cilët: 11 517 vende të lira me mësim në gjuhën maqedone mësimore, 5 142  vende të lira me mësim në gjuhën shqipe mësimore, 564  vende të lira me mësim në gjuhën turke mësimore dhe 49 vende të lira me mësim në gjuhën serbe mësimore”, sqaroi Ministria.

Afati i dytë për aplikim do të jetë më 1 dhe 2 korrik (15:00), ndërsa rezultatet do të publikohen më 3 korrik.

Në afatin e parë janë pranuar 10 275 nxënës që do të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, 3 358 nxënës në gjuhën shqipe, 239 në gjuhën turke dhe 10 nxënës në gjuhën serbe.

Afati i parë për aplikimi ishte prej 20 deri 25 qershor, rezultatet janë publikuar më 26 qershor, ndërsa me 28 qershor do të mbahen testimet kualifikuese në disa shkolla të caktuara.