Në Vushtrri parakalim festiv në Ditën e Çlirimit, kryetari Ferit Idrizi iu bashkua qytetarëve
Në sheshin kryesor të qytetit të Vushtrrisë u mbajt sot një parakalim festiv me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të komunës, ngjarje kjo që u shoqërua me atmosferë festive, tinguj të muzikës tradicionale dhe veshje kombëtare. Valltarë të shumtë parakaluan nëpër shesh nën tingujt e daulleve. Fëmijët e qytetit, të veshur me kostume tradicionale kombëtare

Në sheshin kryesor të qytetit të Vushtrrisë u mbajt sot një parakalim festiv me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të komunës, ngjarje kjo që u shoqërua me atmosferë festive, tinguj të muzikës tradicionale dhe veshje kombëtare.
Valltarë të shumtë parakaluan nëpër shesh nën tingujt e daulleve. Fëmijët e qytetit, të veshur me kostume tradicionale kombëtare, ishin pjesë e këtij parakalimi, duke simbolizuar lidhjen mes brezave dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Pjesë e manifestimit ishte edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili iu bashkua qytetarëve dhe pjesëmarrësve në këtë ditë të rëndësishme për komunën.