PDSH dhe LPD nënshkruajnë marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e KKSH-së, bartës i listës Shqiprim Musliu

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH).
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, i cili ka theksuar se koalicioni synon fitoren dhe rikthimin e besimit në misionin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas marrëveshjes, bartës i listës së përbashkët do të jetë Shqiprim Musliu.
Mustafa ka ftuar aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët shqiptarë që të hënën, më 19 tetor, nga ora 12:00, të paraqiten në selitë e PDSH-së dhe LPD-së në Preshevë dhe Bujanoc për të mbështetur listën me nënshkrimet e tyre.
“Një listë e përbashkët, një qëllim i përbashkët, një fitore për shqiptarët”, ka theksuar Mustafa, duke bërë thirrje për bashkim dhe angazhim në këtë proces zgjedhor.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



