Ditë zie shtetërore nesër për akademik Rexhep Qosja

Ditë zie shtetërore nesër për akademik Rexhep Qosja

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherazi Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka shpallur të premten, më 24 prill, ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, i cili ndëroi jetë sot në moshën 89-vjeçare.
Haxhiu theksoi se me këtë vendim, shteti shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që kontribuoi në kulturën shqiptare me dije, vepra dhe autoritet.
“Me nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepra dhe autoritet”, deklaroi Haxhiu.
Familjarët e akademik Qosja njoftuan se ai vdiq sot dhe ceremonia e varrimit është kryer. Ata shpjeguan se, sipas dëshirës së të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja, ashtu si edhe nuk do të marrin pjesë në organizime institucionale.
Akademik Rexhep Qosja ishte autor i mbi tridhjetë librave, përfshirë studime për letërsinë, kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane, drama dhe publicistikë. Ai ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj dhe trajtesa në revista shkencore dhe letrare, duke trajtuar çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa nga punimet e tij janë përkthyer në gjuhë të tjera, duke dëshmuar ndikimin e tij në fushën e kulturës dhe letërsisë.
Burimi i lajmit: Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today. Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday. Faleminderit për mirëkuptimin.