Netanyahu bën thirrje për çarmatimin e plotë të Hezbollahut
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për çarmatimin e plotë të grupit libanez Hezbollah. Duke folur në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio në Tel Aviv, Netanyahu tha se ai diskutoi me diplomatin e lartë amerikan një mori çështjesh, duke përfshirë parandalimin e Iranit nga marrja e armëve [...]Read More...

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për çarmatimin e plotë të grupit libanez Hezbollah.
Duke folur në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio në Tel Aviv, Netanyahu tha se ai diskutoi me diplomatin e lartë amerikan një mori çështjesh, duke përfshirë parandalimin e Iranit nga marrja e armëve bërthamore.
“Ne ramë dakord që ata nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe gjithashtu ramë dakord që agresioni i Iranit në rajon duhet të tërhiqet”, tha Netanyahu.
Bëhet e ditur se një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në Liban që nga 27 nëntori, duke i dhënë fund muajve të bombardimeve të ndërsjella midis Izraelit dhe Hezbollahut që u përshkallëzua në një konflikt të plotë shtatorin e kaluar.