Netanyahu: Lufta 12-ditore kundër Iranit hapi mundësi të gjera rajonale

Para se Benyamin Netanyahu të fillonte mbledhjen e tij të mbrëmjes së kabinetit ai vizitoi një strukturë të Shin Bet në Izraelin jugor. Netanyahu tha se lufta 12-ditore kundër Iranit hapi “shumë mundësi të reja”, duke përfshirë “mundësi të gjera rajonale”. “Sigurisht, do të na duhet të zgjidhim edhe çështjen e Gazës, të mposhtim Hamasin

Netanyahu: Lufta 12-ditore kundër Iranit hapi mundësi të gjera rajonale

Para se Benyamin Netanyahu të fillonte mbledhjen e tij të mbrëmjes së kabinetit ai vizitoi një strukturë të Shin Bet në Izraelin jugor.

Netanyahu tha se lufta 12-ditore kundër Iranit hapi “shumë mundësi të reja”, duke përfshirë “mundësi të gjera rajonale”.

“Sigurisht, do të na duhet të zgjidhim edhe çështjen e Gazës, të mposhtim Hamasin, por vlerësoj se do t’i arrijmë të dyja detyrat, por përtej kësaj, hapen mundësi të gjera rajonale”, shtoi ai.

Kryeministri i Izraelit po takohet me ministra, ndihmës dhe oficerë për të diskutuar përparimin e vendit të tij në Gaza, si dhe një marrëveshje për pengjet, shkruan Skynews.