Netanyahu: Në Gaza nuk ka uri/ Reagon Trump: Vendi është në kaos. Fëmijët vuajnë nga uria, po dërgojmë ndihma

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dhënë deklarata të drejtpërdrejta lidhur me krizën humanitare në Gaza, gjatë një vizite në Skoci ku u takua me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer në fushën e golfit Turnberry. I pyetur nga gazetarët nëse pajtohej me vlerësimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kishte deklaruar se në Gaza [...]Read More...

Netanyahu: Në Gaza nuk ka uri/ Reagon Trump: Vendi është në kaos. Fëmijët vuajnë nga uria, po dërgojmë ndihma

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dhënë deklarata të drejtpërdrejta lidhur me krizën humanitare në Gaza, gjatë një vizite në Skoci ku u takua me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer në fushën e golfit Turnberry.

I pyetur nga gazetarët nëse pajtohej me vlerësimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kishte deklaruar se në Gaza nuk ka uri masive për shkak të ndihmave humanitare, Trump u përgjigj:

“Nuk e di. Dua të them, bazuar në atë që shoh në televizor, nuk duket kështu ata fëmijë duken shumë të uritur.”

Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë shumë ndihma në formën e ushqimit dhe parave, ndërsa theksoi se edhe vende të tjera po fillojnë të ndihmojnë:

“Ne po japim shumë para dhe shumë ushqim. Dhe tani po angazhohen edhe vende të tjera. E di që edhe Britania e Madhe është këtu.”

Ai theksoi se nevojitet më shumë ndihmë për të hyrë në Gaza dhe se SHBA “ka bërë shumë” në këtë drejtim.

I pyetur nëse Izraeli ka bërë mjaftueshëm për të shmangur viktimat civile në Gaza, Trump u përgjigj:

“Mendoj se askush nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe atje,  i gjithë vendi është në kaos.”

Në fund, ai bëri thirrje për përqendrim të menjëhershëm tek “ushqimi dhe siguria” për civilët në Gaza. Deklaratat e tij vijnë mes presioneve në rritje ndërkombëtare për një përgjigje më të efektshme ndaj krizës humanitare në territorin palestinez. / abcnews.al