Neuchâtel miraton kontraceptivët falas për të rinjtë nën 30 vjeç

Këshilli i Madh i kantonit Neuchâtel ka miratuar një mocion popullor që synon ofrimin e kontraceptivëve falas për të rinjtë nën 30 vjeç. Vendimi u mor të martën me 50 vota pro, 48 kundër dhe një abstenim, duke shkuar kundër rekomandimit të qeverisë kantonale për ta refuzuar. Mocioni u iniciua nga Rinija Socialiste dhe u […] The post Neuchâtel miraton kontraceptivët falas për të rinjtë nën 30 vjeç appeared first on Albinfo.

Neuchâtel miraton kontraceptivët falas për të rinjtë nën 30 vjeç

Këshilli i Madh i kantonit Neuchâtel ka miratuar një mocion popullor që synon ofrimin e kontraceptivëve falas për të rinjtë nën 30 vjeç. Vendimi u mor të martën me 50 vota pro, 48 kundër dhe një abstenim, duke shkuar kundër rekomandimit të qeverisë kantonale për ta refuzuar.

Mocioni u iniciua nga Rinija Socialiste dhe u mbështet nga 397 qytetarë. Ai i kërkon Këshillit të Shtetit të krijojë baza ligjore për të garantuar që çdo person nën 30 vjeç në kanton të ketë qasje pa pagesë në mjetet kontraceptive.

Arsyetimi i iniciuesve

Sipas autorëve të mocionit, “qasja në kontraceptivë nuk duhet të jetë as luks, as privilegj”. Ata theksojnë se kjo është një çështje e shëndetit publik, e barazisë gjinore dhe e drejtësisë sociale. Në argumentimin e tyre, Rinija Socialiste e Neuchâtel-it vëren se çmimi i kontraceptivëve në Zvicër është deri në 14 herë më i lartë se në vendet fqinje.

Rezerva nga qeveria

Këshilli i Shtetit e kundërshtoi tekstin, duke e konsideruar “shumë të gjerë për të arritur në mënyrë efektive objektivin”. Megjithatë, autoritetet shprehën gatishmëri për të hapur një diskutim të fokusuar mbi ndikimin e kontraceptivëve në shëndetin publik.

The post Neuchâtel miraton kontraceptivët falas për të rinjtë nën 30 vjeç appeared first on Albinfo.