Nga 15 vjet burgim Rajkoviqit e Deniqit për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar me nga 15 vjet burg për dhunë seksuale gjate luftës Ivica Rajkoviqin dhe Dragan Deniqin. Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, ka deklaruar se Rajkoviqi dhe Deniqi, në bashkëkryerje me persona të tjerë të paidentifikuar, kanë kryer veprën “Krim i luftës kundër popullsisë civile” teksa Prokuroria Speciale e […] The post Nga 15 vjet burgim Rajkoviqit e Deniqit për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on Albinfo.

Nga 15 vjet burgim Rajkoviqit e Deniqit për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar me nga 15 vjet burg për dhunë seksuale gjate luftës Ivica Rajkoviqin dhe Dragan Deniqin.

Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, ka deklaruar se Rajkoviqi dhe Deniqi, në bashkëkryerje me persona të tjerë të paidentifikuar, kanë kryer veprën “Krim i luftës kundër popullsisë civile” teksa Prokuroria Speciale e Kosovës më 14 shtator të vitit 2023, ka ngritur aktakuzë me pretendimin se gjatë kohës së luftës në Kosovë, respektivisht në Prishtinë, dy të akuzuarit bashkë me persona të tjerë, kanë maltretuar dhe plaçkitur popullatën shqiptarësi dhe kanë dhunuar viktimën D1.

Viktima në fjalë, e cila ka qenë dëshmitare, i akuzuari Deniq ka filluar dhunimin i pari, e më pas e ka dhunuar edhe Rajkoviq, transmeton albinfo.ch.

Ndyshe, ky është aktgjykimi i parë i shpallur në mungesë, për dhunë seksuale gjatë luftës.

The post Nga 15 vjet burgim Rajkoviqit e Deniqit për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on Albinfo.