Nga cili vend Kosova importon më së shumti naftë?
Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, Kosova ka importuar gjithsej 338.5 milionë litra karburante, me vlerë të lartë nga Arabia Saudite. Sipas Doganës së Kosovës, 130.6 milionë litra kanë ardhur nga ky shtet, në vlerë prej 84.7 milionë eurosh. Çmimi mesatar i importit për litër në janar ishte 74.8 centë, ndërsa në qershor […] The post Nga cili vend Kosova importon më së shumti naftë? appeared first on Albinfo.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, Kosova ka importuar gjithsej 338.5 milionë litra karburante, me vlerë të lartë nga Arabia Saudite. Sipas Doganës së Kosovës, 130.6 milionë litra kanë ardhur nga ky shtet, në vlerë prej 84.7 milionë eurosh.
Çmimi mesatar i importit për litër në janar ishte 74.8 centë, ndërsa në qershor është rritur në 80.8 centë.
Vendet kryesore eksportuese drejt Kosovës:
Arabia Saudite: 130.6 milionë litra, 84.7 milionë euro
Greqia: 61.5 milionë litra, 41.6 milionë euro
India: 52.7 milionë litra, 35 milionë euro
Italia: 32.9 milionë litra, 24.4 milionë euro
Kuvajti: 18.8 milionë litra, 11.9 milionë euro
Importet janë realizuar edhe nga Egjipti, Maqedonia e Veriut, Algjeria, SHBA-ja, Bullgaria dhe dhjetëra vende të tjera në sasi më të vogla.
The post Nga cili vend Kosova importon më së shumti naftë? appeared first on Albinfo.