Nga Gjilani në Bern e Cyrih: Alban Hyseni nis fushatën me diasporën

Mërgata në fokus: Alban Hyseni prezanton vizionin e tij në Zvicër The post Nga Gjilani në Bern e Cyrih: Alban Hyseni nis fushatën me diasporën appeared first on Albinfo.

Nga Gjilani në Bern e Cyrih: Alban Hyseni nis fushatën me diasporën

Mësohet se kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe kandidati për një mandat të dytë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, pritet të nis fushatën elektorale me takime të drejtpërdrejta me mërgatën shqiptare në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Më 6 shtator 2025 (e shtunë), Hyseni do të ndalet në dy qytete kryesore ku jetojnë dhe veprojnë shumë bashkatdhetarë nga Gjilani: Bern dhe Cyrih.

Bern -Adresa: Ziegelackerstrasse 10, 3027 Bern, ora: 12:30 dhe Cyrih (Kloten) – Adresa: Bramenring 1, 8302 Kloten, Schweiz, ora: 16:30.

Fokus i veçantë: përfshirja e mërgatës në zhvillimin e Gjilanit

Në këto takime, kryetari Hyseni pritet të prezantojë arritjet e deritanishme gjatë mandatit të tij si dhe planin e punës për katër vitet e ardhshme. Një nga temat kryesore do të jetë edhe roli i mërgatës në zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanitdhe mundësitë për përfshirjen e saj aktive në projektet komunale.

Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të bashkatdhetarëve, duke theksuar se ky është një rast i mirë për të bashkëbiseduar nga afër me kryetarin për sfidat dhe mundësitë që e presin qytetin./Albinfo.ch

The post Nga Gjilani në Bern e Cyrih: Alban Hyseni nis fushatën me diasporën appeared first on Albinfo.