Nga Milano në Premier League: Transferimi që po trondit merkato-n!
Kalimi i mbrojtësit spanjoll Álex Jiménez nga AC Milan te AFC Bournemouth është zyrtarizuar sot nga të dy klubet. 20-vjeçari, i cilësuar si një nga talentet më premtuese në futbollin evropian, do të luajë në Premier League pas marrëveshjes mes dy palëve, përcjell ORAinfo. Detajet e marrëveshjes Jiménez i bashkohet Bournemouth fillimisht në formë huazimi […]

Kalimi i mbrojtësit spanjoll Álex Jiménez nga AC Milan te AFC Bournemouth është zyrtarizuar sot nga të dy klubet.
20-vjeçari, i cilësuar si një nga talentet më premtuese në futbollin evropian, do të luajë në Premier League pas marrëveshjes mes dy palëve, përcjell ORAinfo.
Detajet e marrëveshjes
Jiménez i bashkohet Bournemouth fillimisht në formë huazimi njësezonal.
Marrëveshja përfshin një detyrim blerjeje në fund të sezonit, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara.
Sipas raporteve nga mediat italiane dhe britanike, shuma e huazimit është rreth 1.5 milionë euro, ndërsa blerja përfundimtare do të kushtojë 18.5 milionë euro.
Deklaratat e klubeve
Në komunikatën e vet, AFC Bournemouth shkruan:
“Álex Jiménez është një lojtar i ri i vlerësuar dhe një talent i madh që do të sjellë energji dhe cilësi në skuadër. Jemi të kënaqur që e sjellim në klub.”
Ndërkohë, AC Milan konfirmoi:
“Alejandro Jiménez Sánchez i është bashkuar AFC Bournemouth në formë huazimi, me detyrim blerjeje pas përmbushjes së kushteve të caktuara. Klubi i uron lojtarit suksese në aventurën e tij të re.”
Nga Reali në Premier League
Jiménez, i rritur te akademia e Real Madridit, iu bashkua Milanit në vitin 2022 dhe zhvilloi 34 paraqitje me kuqezinjtë. Tani, mbrojtësi spanjoll do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në Premier League, me Bournemouth që ka investuar për të ardhmen e tij. /ORAinfo/