Nga shtatori fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se nga muaji shtator nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta, për të mundësuar votimin e tyre përmes ekipeve mobile në zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor 2025. Regjistrimi përfshin tre kategori: Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia (7 shtator – 7 tetor) Personat me

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se nga muaji shtator nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta, për të mundësuar votimin e tyre përmes ekipeve mobile në zgjedhjet lokale që mbahen më 12 tetor 2025.
Regjistrimi përfshin tre kategori:
Personat që nuk mund të dalin nga shtëpia (7 shtator – 7 tetor)
Personat me lëvizje të kufizuar në institucione (15 shtator – 2 tetor)
Votues në rrethana të veçanta, përfshirë ata në arrest shtëpiak ose për shkaqe sigurie (7 shtator – 7 tetor)
Regjistrimi mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së ose pranë Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.