Nga thellësitë e liqenit në pjatë, peshku që po fiton popullaritet në Zvicër

Mustakari po shfaqet gjithnjë e më shpesh në pjatat zvicerane. Ky peshk gjigant, dikur i anashkaluar dhe i nënvlerësuar, por i bollshëm në liqenet dhe lumenjtë e Zvicrës, po tërheq vëmendjen e peshkatarëve, restoranteve dhe klientëve kuriozë. Edhe pse nuk është nga peshqit më të bukur për t’u parë, mustakari – grabitqari më i madh […] The post Nga thellësitë e liqenit në pjatë, peshku që po fiton popullaritet në Zvicër appeared first on Albinfo.

Nga thellësitë e liqenit në pjatë, peshku që po fiton popullaritet në Zvicër

Mustakari po shfaqet gjithnjë e më shpesh në pjatat zvicerane. Ky peshk gjigant, dikur i anashkaluar dhe i nënvlerësuar, por i bollshëm në liqenet dhe lumenjtë e Zvicrës, po tërheq vëmendjen e peshkatarëve, restoranteve dhe klientëve kuriozë.

Edhe pse nuk është nga peshqit më të bukur për t’u parë, mustakari – grabitqari më i madh dhe më i fuqishëm në ujtëra të ëmbla zvicerane – është shumë i shijshëm në pjatë. Prej disa vitesh, Pierre-Alain Chevalley, një peshkatar në liqenin e Neuchâtel, është fokusuar tek ky peshk si alternativë për humbjen graduale të specieve të tjera.

“Është një peshk tek i cili mund të mbështetemi gjatë verës, ndryshe nga e kaluara kur mbështeteshim te balta (lota). Sot, me mungesën ekstreme të baltës, nuk mund të jetojmë prej saj,” u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.

Gjithnjë e më shumë kuzhinierë po e përfshijnë këtë mish të panjohur për publikun e gjerë në menutë e tyre. Në brigjet e liqenit të Gjenevës, në Bursinel, mustakari është pjesë e menusë prej disa javësh, përkrah filetove tradicionale.

“Do të thosha se është një mish i ngjashëm me të stërvitkut (shtukës), por me një shije më të butë dhe më të rafinuar,” shpjegon Pierre Puget, pronar i një restorani.

Ky grabitqar ujor po fiton gjithnjë e më shumë terren, nga liqenet, në tarracat e restoranteve, e së shpejti ndoshta edhe në raftet e supermarketeve.

The post Nga thellësitë e liqenit në pjatë, peshku që po fiton popullaritet në Zvicër appeared first on Albinfo.