Ngjarje kulturore në Bernë: “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar”

Më 25 prill 2026, nga ora 18:00, në Kongresszentrum Allresto në Bern do të mbahet premiera e eventit kulturor “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar”, organizuar nga Flora Style.
Në këtë mbrëmje do të prezantohen kostume popullore shqiptare nga treva të ndryshme, si dhe dokumentari “Sfilatë e Kostumeve Shqiptare në Zvicër”.
Programi përfshin gjithashtu prezantimin e dizajneve të reja nga Flora Balaj, komente nga Prof. Zymer Neziri dhe promovimin e dokumentarit nga Llesh Nikolla, si dhe program artistik nga shoqëri kulturore.
Ngjarja do të zhvillohet në adresën: Effingerstrasse 20, 3008 Bern.
The post Ngjarje kulturore në Bernë: “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar” appeared first on Albinfo.



