Ngjyrat dhe traditat shqiptare në zemër të Ostermundigen me “Bashkimin”
Shoqata “Bashkimi” pjesë e ngjarjes tradicionale në Ostermundigen The post Ngjyrat dhe traditat shqiptare në zemër të Ostermundigen me “Bashkimin” appeared first on Albinfo.

Në festën tradicionale të qytetit të Ostermundigen, Mundigefescht, Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” është gjithmonë e pranishme, duke qëndruar pranë bashkëatdhetarëve tanë dhe duke kontribuar në ngjarjen e bukur të komunitetit, transmeton albinfo.ch.
Me pjesëmarrjen e saj, Shoqata sjell ngjyrat dhe traditat shqiptare në zemër të komunitetit shqiptar dhe zviceran, duke promovuar kulturën dhe identitetin tonë. Kryetari i komunës, Thomas Iten, përgëzoi prezencën e Shoqatës në këtë ditë të veçantë.
Pjesëmarrja e anëtarëve të Shoqatës në Mundigefescht është simbol i bashkëpunimit, integrimit dhe ruajtjes së kulturës shqiptare, duke e ndarë atë me miqtë nga kultura të tjera.
Shoqata “Bashkimi” mbetet gjithmonë pranë shqiptarëve në Zvicër dhe njëkohësisht një urë lidhëse mes komuniteteve, duke përforcuar moton e saj:
“Bashkëatdhetar Shqiptar që Kontribuojnë në Motivimin dhe Integrimin e Shqiptarëve.”
Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi, Bern.
The post Ngjyrat dhe traditat shqiptare në zemër të Ostermundigen me “Bashkimin” appeared first on Albinfo.