Nikolloski: Transporti i qëndrueshëm dhe tranzicioni i gjelbër e bën Maqedoninë lidere në rajon

Kombinimi i transportit të qëndrueshëm dhe tranzicionit të gjelbër është diçka që Maqedoninë e bën lidere në rajon, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në fjalimin në ngjarjen për realizimin e projektit për ndërtimin e parkut me erë të kompanisë, Alkazar në Shtip.
Nikolloski vlerësoi se ky investim është dëshmi për vizionin për stabilitetin energjetik por edhe se Qeveria punon me përkushtim dhe në partneritet me investitorët.
“Dje festuam tridhjetë e pesë vite pavarësi së Maqedonisë. Në mëngjes e hapëm Aeroportin e rikonstruktuar të ohrit, në mbrëmje të gjithë u argëtuam në tingujt e bukur të muzikës elektronike të Dejvid Getas, sot fillojmë park me rë – mendoj se kjo është dëshmi më e mirë se shteti ka një të ardhme moderne, një të ardhme që është në hap me shekullin 21. Kombinimin e transportit të qëndrueshëm, të tranzicionit të gjelbër që Maqedoninë e bën lidere në rajon.
Do të vazhdojmë ta mbështesim projektin, kemi investuar në periudhën e kaluar nën udhëheqjen nën udhëheqjen e kryeministri Mickoski, ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska, kyetarit të Shtipit, të Karbincit, Radovishit, ekipeve të Ministrisë së Transportit, Kadastrës, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Vetë fakti që sot jemi këti dhe për tre vite do ta lëshojmë këtë park me erë ëlshtë dëshmia më e mirë për punën tonë”, deklaroi nënkryetari Nikolloski.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



